*

Lajme

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Ben Blushi - Të jetosh në ishull  (Read 6273 times)
« on: December 08, 2008, 12:45:33 PM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



Përshkrimi

 
"Të jetosh në ishull" është romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen në letërsi nga politika dhe pas një përvoje të gjatë në median e shkruar.
Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet ne gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë.
Një Skënderbe ndryshe nga ç'e njohim, mosmarrëveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parë në disa breza, Ali Pashai i Tepelenës dhe qeverisja ekzotike e Janinës, konfliktet e tij me çamët e krishterë, lulëzimi dhe shkatërrimi i Voskopojës i përshkruar për herë të parë në letërsinë shqipe, luftërat e shqiptarëve deri në Kretë kundër Turqisë, si dhe bëmat e Sabatai Zevit, çifutit më të famshëm të Perandorisë Osmane që vdiq në Berat, janë vetëm disa prej kulmeve që të mbajnë mbërthyer pas leximit për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e ngjarjeve.
Por, linja më dominuese në roman që do të ngjallë, padyshim, debate e diskutime të shumta mbetet procesi i gjatë dhe i ngatërruar i islamizimit të shqiptarëve të pas pushtimit nga Turqia. Ishte paqësor apo i dhunshëm ky transformim, u krye me dëshirën e vetë shqiptarëve apo u detyruan nga masat shtrënguese të pushtuesve?! Si bashkëjetoi një familje shqiptare e ndarë në dy fe në Shqipërinë eshekullit XVIII?
Lexoni romanin e Ben Blushit "Të jetosh në ishull", me një gjuhë, stil e rrëfim magjepsës.
\jë rotnan që përpiqet të' tregojë se si të shoqëria ihqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t'i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të' kohës.



ps.ky liber me sa di une hala nuk osht ardh ne kosov po kur te vjen ju kisha thon aj qe munet mi ble se osht liber shum i mir


* te_jetosh_ne_ishull_13308.JPG (14.31 KB, 150x231 - viewed 325 times.)
« Last Edit: December 08, 2008, 02:20:56 PM by GjOnGji » Logged

« Reply #1 on: December 08, 2008, 01:01:24 PM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



qe edhe disa informata rreth kti libri


Autori:   Ben Blushi

Titulli:   Të jetosh në ishull

Çmimi:   1000 Lekë

Nr. faqesh:   408
« Last Edit: December 08, 2008, 02:20:21 PM by GjOnGji » Logged

« Reply #2 on: December 08, 2008, 05:57:47 PM »
Think Different ;) !
idrEnB Offline
Somewhere I Belong!
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 757



Jam tu e lexu diku ka mes i librit jam, ama shume shume liber i mir edhe ngjarjen e ka shume te qellune, i kallxon do kontradikta shqiptare qe kan ndodh para dhe pas kohes se skenderbeut, ose ne qoftse doni mi marr vesh se qysh e kan perqafu shqiptart islamin pse i kan ik fese katolike lexoni kete liber, kush kan qene komandatat me te mir te ushtris otomane, qfare ka bo ushtria otomane sa ka qen ne fuqi me shqipetaret, kush ka qen ali pashe tepelena e shume e shume informata tjera.  Me sa di une u shpall libri i vitit 2008 ne shqiperi.
Logged

Keep It Real!

<<<I tried so hard And got so far But in the end It doesn't even matter I had to fall To lose it all But in the end It doesn't even matter >>>
« Reply #3 on: December 08, 2008, 07:41:20 PM »
You Can Not Kill What You Did Not Create
GjOnGji Offline
SlipKnoT
Hero Member

*****
Posts: 899



as une se kom lexu krejt po deri aty ku e kom lexu me ka pelqy shum
Logged

« Reply #4 on: January 14, 2009, 11:04:23 AM »
Eloni Offline
Newbie

*
Posts: 1



O djema, libri ne Kosove ka ardh menjehere pas botimit.
mundeni ta bleni ne librari ku te doni.

Logged
« Reply #5 on: January 14, 2009, 02:54:01 PM »
Think Different ;) !
idrEnB Offline
Somewhere I Belong!
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 757



ja kom qu funin, kti libri..
Logged

Keep It Real!

<<<I tried so hard And got so far But in the end It doesn't even matter I had to fall To lose it all But in the end It doesn't even matter >>>
« Reply #6 on: January 14, 2009, 11:40:08 PM »
Personal Offline
Qikjo osht Gjakova!
Hero Member

*****
Posts: 1600



Dren masne ja paske qu funin a ta dhezi blotuthin e qom a....? Wink Grin
Logged

Qikjo osht Gjakova!
« Reply #7 on: January 15, 2009, 04:16:26 PM »
Think Different ;) !
idrEnB Offline
Somewhere I Belong!
Global Moderator
Hero Member

*****
Posts: 757



ncuk.
Logged

Keep It Real!

<<<I tried so hard And got so far But in the end It doesn't even matter I had to fall To lose it all But in the end It doesn't even matter >>>
« Reply #8 on: November 03, 2009, 10:41:30 AM »
gedamara Offline
Newbie

*
Posts: 8



Ja ku e keni librin e Blushit




http://www.wattpad.com/102445
Logged
« Reply #9 on: November 03, 2009, 02:39:06 PM »
VIVA IL CINEMA.™
theDirector3 Offline
Administrator
Hero Member

*****
Posts: 962



Ja ku e keni librin e Blushit




http://www.wattpad.com/102445


nice share
Logged

 
Tags:
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.