FLOSSK Organizon: Mozilla Day GjakovëKëtë të shtunë FLOSSK Organizon në Gjakovë, "Mozilla Day" gjatë së cilës ngjarje do të mbahen prezantime rreth projektit Mozilla dhe programeve për web nga Mozilla
si Firefox, Thunderbird e shumë tjera.

Gjithashtu temë e diskutimit do të jetë edhe projekti i përhapjes së Firefox siç është SpreadFirefox, Mozilla Camp Reps, pastaj përkthimi i Firefox, etj.
Thunderbird në shqip do të diskutohet gjithashtu por edhe nuk do të lihen anash shtojcat e Firefox, progresi me Firefox 4.0 dhe Lokalizimi.
Prezantimi do mbahet në biblotekën e Gjakovës "Ibrahim Rugova" me fillim në ora 10:00 të mëngjesit dhe mbaron në ora 12:00.