*

Lajme

Video e javës



   Shpejtesia e Google Chrome.


Diskutimet e fundit


*Ndegjoni Live: ayihRadio - OFF AIR


Pages: [1] |   Go Down
  Send this topic  |  Print  
Topic: Video fushatë e re nga Satchi & Satchi për Kosovën  (Read 2226 times)
« on: January 24, 2010, 04:44:44 PM »
VIVA IL CINEMA.™
theDirector3 Offline
Administrator
Hero Member

*****
Posts: 962



Me 17 shkurt 2010, Kosova do të festojë Ditëlindjen e 2-të të Pavarësisë dhe do të ftojë të gjithë botën që të bashkohen në festë.

Evropianët të rinj dhe të ata që ia duan të mirën vendit nga e gjithë bota, do të festojnë me Kosovën duke dërguar video urimet e tyre të personalizuara dhe marrin pjesë në një fushatë mediatike ndërkombëtare për vendin.

Përmes një fushate të gjerë në rrjete sociale në internet si Facebook, Twitter, Myspace dhe YouTube, Kosova do të ftojë qytetarët nga e gjithë bota që të marrin pjesë në festë. Fushata përgëzuese e Kosovës u bën thirrje njerëzve nga e gjithë bota për të dërguar përgëzimet përmes videos për ditëlindjen 2-të të Pavarësisë së Kosovës. Urimet më të mira do të transmetohen në televizionet ndërkombëtare.

Videot përgëzuese janë mbledhur në një kanal të dedikuar përgëzues në YouTube: www.youtube.com/Kosovoyoung

Në kanalin përgëzues vizitorët mund të shikojnë dy video udhëzuese:

    * Fushata përgëzuese për Kosovën
    * Si të dërgoni video tuaja përshëndetje për Kosovën

Pjesëmarrja është e thjeshtë; nga mysafirët vendorë dhe ndërkombëtarë kërkohet të:

1. Flasin, këndojnë, vallëzojnë dhe xhirojnë një video me një urim përgëzues për ditëlindjen e 2-të të Pavarësisë së Kosovës.

2. Ngarkojnë (Upload) videon në YouTube dhe të dërgojnë një video lidhje (video link) në kosovoyoung@gmail.com.

Videot e zgjedhura do të jetë transmetohen si pjesë e fushatës së Kosovës në TV kanalet  ndërkombëtare.

Përgëzimet nga qytetarët nga e gjithë bota tashmë janë postuar në internet. Lista e pjesshme e renditur sipas alfabetit përfshin: Shqipërinë, Argjentinën, Australinë, Francën, Izraelin, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Meksikën, Holandën, Perunë, Rusinë, Slloveninë, Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Venezuelën.

Kosovo Greeting Campaign - This might be your chance to appear on TV around the world!


Qëllimi është që të mblidhen përgëzime nga sa më shumë vende që të jetë e mundur me mbështetjen dhe inkurajimin aktiv të përdoruesve të internetit nga Kosova dhe fjala të përhapet në mbarë botën.

Fushata përgëzuese përmes videos është vetëm një pjesë e festimeve të pavarësisë së 2-të të Kosovës. Pjesë tjera do të synojë ambasadat e huaja, liderët botëror, palët e interesuara vendore dhe ndërkombëtare dhe natyrisht popullin e Kosovës.
Logged

 
Tags: pavaresia  kosova  satchi  saatchi 
Pages: [1] |   Go Up
  Send this topic  |  Print  
 
Jump to:  

SEKSIONE   Blogu  |  Galeria  |  Tage

Na kontaktoni | Tregoja mikut | Ndihme | Kerko forumet

English Information | FAQ | Ksalco




graphics by MakeItSimple Studios. ©2008, 2009, 2010, 2011 ayih Organization. Some rights reserved.